Shkrumbohet nga flakët apartamenti në katin e pestë të një pallati

Një apartament në katin e pestë të një pallati është shkrumbuar mbrëmjen sotme nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, ndërsa mësohet se zjarri ka qenë aksidental. Flakët kanë djegur pothuajse të gjithë banesën bashkë me mobiliet brenda. Pavarësisht dëmeve të shumta materiale, fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz. Banesa ndodhej në pronesi te shtetasit me iniciale M.C, ndersa sipas informacioneve te para mesohet se zjarri ka ardhur nga dhoma e gatimit ne banese. Per shuarjen e flakeve eshte dashur nderhyrja e forcave zjarrfikese, te cilat kane mberritur nga Vlora, pasi ne Selenice nuk ka nje sherbim te tille. Pikerisht per këtë fakt, demet e shkaktuara ne baese jane te medha.

Artikulli paraprakRAPORTUESIT E KIE MONITORIM NË SHQIPËRI KIE:VENDIT I DUHET SI SHUMICA DHE OPOZITA
Artikulli tjetërAKSIDENT NË DON BOSKO, MAKINA DEL NGA RRUGA