Shoqata e Gazetarëve Europianë në Shqipëri ka dënuar sulmet dhe kërcënimet ndaj botuesit dhe gazetarit Carlo Bollino që kanë nisur prej javësh nga Sali Berisha e janë pasur nga militantët e tij. Në reagimin e AEJ i bëhet thirrje Berishës të ndalë sulmet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve dhe medias, duke nënvizuar se çdo deklaratë të jetë e bazuar në fakte e jo në shpifje dhe akuza personale.

“Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar, dënon sulmet verbale dhe kërcënimet që i janë bërë botuesit dhe gazetarit Carlo Bollino nga politikanë dhe militantë partiak. AEJ dega Shqipëri, i bën thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha dhe politikanëve të tjerë të ruajnë etikën dhe të ndalin sulmet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve dhe medias. Kjo gjuhë polarizon shoqërinë dhe mund të sjellë pasoja në jetën e gazetarëve”, thuhet në reagim.

Shoqata e Gazetarëve Europianë shkruan se deklaratat e Berishës duhet të jenë të bazuara në fakte dhe jo në shpifje dhe akuza personale. Çdo deklatë duhet të jetë bazuar në fakte dhe jo me shpifje dhe akuza personale që mund të motivojnë dhe shtyjnë militantët që mund të kryejnë akte të dënueshme, kërcënime apo dhe dhunë ndaj gazetarëve. AEJ dega Shqipëri dënon sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave duke i vlerësuar si të papranueshme. AEJ inkurajon çdo media dhe gazetar që mos intimidohen në punën punën e tyre nga politika apo grupe të tjera të interesit”, nënvizohet më tej në deklaratën e AEJ. Fushata e shpifjeve që prej dy javësh po ndërmerr Sali Berisha në konferencat e tij për shtyp kundër gazetarit dhe botuesit Carlo Bollino po banalizon gjithë axhendën e opozitës dhe po prodhon si rezultat të vetëm vënien e gazetarit në shënjestër të militantëve të tij që së fundi, pas sulmeve në rrjetet sociale, e kanë kërcënuar edhe në rrugë. Gazetari Bollino thotë se kërcënimet dhe ofendimet në 2 raste në rrugë vetëm në tri ditët e fundit në qendër të Tiranës, nga persona të panjohur, janë nxitur pikërisht prej përshkallëzimit të sulmit pa bazë të Sali Berishës.

Artikulli paraprakPREZENCA E OSBE-SË: NEVOJITET PROGRES ME REFORMËN ZGJEDHORE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërKURTI U DREJTOHET NË SERBISHT SHTETASVE SERBË/ FLET PËR VIZAT, TARGAT DHE APLIKIMIN E KOSOVËS NË KIE