Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga Administrata ka dalë me një deklaratë për shtyp për reformën që po bëhet në disa prej spitaleve të Shqipërisë mes të cilëve edhe ai i Shkodrës.

Kjo shoqatë e quan të padrejtë largimin nga puna të 82 punonjësve në spitalin e Shkodrës dhe spitalet e tjera të vendit duke thënë se po mbushen me militant. “Ministri Ilir Beqja mbush spitalet me militantë dhe largon nga puna qindra sanitare dhe infermiere. Në të gjithë vendin janë ngritur në protestë dhe shëndetësia është në ditët e saj më të këqija nga ku po përjeton valën e shkarkimeve nga puna. Protestat e zhvilluara janë paralajmërim për Ministrinë e Shëndetësisë për të shkurtuar 82 punonjës në spitalin e Shkodres, 30 infermierë në Mirditë, 58 në Tepelenë, 49 në Pukë, 47 në Lushnje, 35 në Dibër dhe në ditët në vijim në të gjitha qytetet e vendit. I bëjmë thirje Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj të ndali këtë valë shkarkimesh. Ka pasur protesta nga punonjësit, pasi shumë prej tyre janë larguar nga puna pa asnjë motivacion të qartë dhe ju është komunikuar në mënyrë të menjëhershme në kundërshtim me ligjin. Ministri i Shëndetesisë iu kërkoi drejtuesve të bëjnë një vlerësim të brendshëm të punonjësve dhe në bazë të tij të parashikojnë edhe largimet. Pra largimet do të bëhen në mënyrë të njëanshme nga drejtuesit e spitaleve të emëruar nga Ilir Beqja për të zbatuar urdhërat partiake. Pjesa më e prekur janë sanitarët, shkarkimet prekin edhe personelin mjekësor, pasi udhëzimi përcakton si kriter të mbajtjes në punë arsimimin, rezultatet e testimit për infermieret performancën në punë, vlerësimet e drejtuesve etj.  Drejtuesve të spitaleve ju ishte lënë në dispozicion dy javë kohë për të bërë gati vlerësimin e tyre. Tashmë listat e largimeve jenë dërguar në ministri dhe largimet prej fillimit të muajit shkurt kanë filluar shkurtimet e vendeve të punës në masë. Kërkojmë të ndalen këto largime nga puna pasi janë të padrejta ndërsa të gjithë të larguarit nga shëndetësia ju janë drejtuar gjykatave të vendit”.

Artikulli paraprakTERRITORIALJA, DAR SHKODËR: 317 PUNONJËS NË VARËSI TË BASHKISË
Artikulli tjetërGJUETARËT SHKODRANË PROTESTË PARA KRYEMINISTRISË