U themelua në vitin 1993, por që nga ajo kohë për arsye objektive nuk e përmbushi kurrë qëllimin për të cilin mori jetë.

E sot pas 23 vitesh, shoqata “Mirdita” i është nënshturar një risktrukturimi për të nisur një rrugë të gjatë në shërbim të komunitetit mirditor në Shkodër. Krijuesit e kësaj shoqate të vitit ’93, por edhe të tjerë që i janë bashkuar në vitin 2016 u mblodhën së bashku për të festuar këtë nisje të re, me këngë patrioke e valle me mirditorët banues në zonën Shkodër e Lezhë, për festat e fundvitit. Po ashtu morën pjesë edhe figura të njohura në të qytetit, si dramaturgu Fadili Kraja, n/kryetari i bashkisë Arben Gjuraj etj. Kryetari i shoqatës “Mirdita”, dega Shkodër njëkohësisht edhe kryetar i shoqatës së Artizanatit, Zef Gjini tregoi për këtë rrugëtim të ri. Kjo shoqatë përveç Shkodrës, degët e saj i ka të shtrira edhe në Tiranë, Vorë, Durrës, Laç, Rrubik, Rrëshen, Vau i Dejës, Ulzë, Pukë etj.

Artikulli paraprakNË TEATRIN “MIGJENI” MONODRAMA “10 URDHNIMET”
Artikulli tjetërPS SHKODËR, JULIA DEKOVI ZGJIDHET KRYETARE E GRUAS