Në kalanë e Drishtit është përkujtuar katër vjetori I themelimit të shoqatës kombëtare “Postriba, nderi I kombit”. Të pranishëm ishin grupe të organizatave dhe shoqatave të ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare të cilat kanë në fokus rrënjët e vjetra shqiptare. Faz Shabaj, ish-administrator I njësisë administrative Postribë vlerëson organizimin e këtij aktiviteti që bëri bashkë personalitete të historisë dhe artit.

Ai sugjeron që të zhvillohen më shumë aktivitete të tilla ku të rinjtë të kenë mundësi të njihen nga afër me kulturën dhe historinë shqiptare.

Shoqata kombëtare “Postriba, nderi I kombit” u themelua në 22 maj të vitit 2017 dhe numëron një sërë aktivitetesh të organizuara gjatë këtyre 4 viteve.

Artikulli paraprakSHKODËR, PLAGOSI 2 SHTETAS, ARRESTOHET PAS 9 MUAJSH AUTORI
Artikulli tjetërSHKODËR, “SFIDAT DHE ARRITJET E MUSLIMANËVE SHQIPTARË NË PERËNDIM”