Myftinia Shkodër ka organizuar tribunë fetare me titull “Sfidat dhe arritjet e muslimanëve shqiptarë në perëndim”. Të ftuar në këtë aktivitet ishin imam Bekim Alimi, kryetar I Federatës Muslimane në Zvicrën Lindore, Imam Didmar Faja, kryetar I Komunitetit Musliman në Arizona, Në ShBA dhe hafiz Egzon Ibrahimi. Në fjalën e tij hapëse, myftiu I Shkodrës imam Muhamed Sytari vlerëson të ftuarit për kontributin e tyre për përhapjen e fesë islame në shumë vende të botës.

Kryetari I federatës Muslimane në Zvicrën Lindore, Bekim Alimi bën të ditur se në shtetin europian jetojnë mbi 500 mijë shqiptarë, prej të cilëve rreth 350 mijë janë të besimit islam.

Didmar Faja, kryetar I Komunitetit Musliman Shqiptar në Arizona tregon disa nga sfidat me të cilat përballen një pjesë e besimtarëve shqiptarë që jetojnë në këtë zonë.

I pranishëm në këtë tribunë fetare ku u diskutua në lidhje me sfidat por edhe arritjet ishte edhe hafiz Egzon Ibrahimi. Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe besimtarë por edhe përfaqësues të institucioneve të pushtetit lokal në qytetin e Shkodrës

Artikulli paraprakSHOQATA “POSTRIBA” BËN BASHKË TREVAT SHQIPTARE
Artikulli tjetërSHKODËR, “LIBRI NË KUJTESËN E NJË MUZEU”