Është zhvilluar ditën e sotme shorti për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtës në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska zgjidhen përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Altin Binaj zgjidhet zëvendës i Kushtetueses në KED.

Ndërsa Sokol Binaj është zgjidhur anëtar i përhershëm i KED-së. Sipas ligjit Binaj do të jetë edhe kryetari i ri i KED. Sandër Simoni është zgjedhur anëtar zëvendësues nga Gjykata e Lartë.

Nga kandidaturat nga Prokuroria e Përgjithshme:

-Anila Leka zgjidhet anëtare e KED
-Thoma Jano zgjidhet anëtar zëvendësues në KED