Bashkia Shkodër ka shpallur fondet për shoqatat sportive të KF Vllaznisë deri në fund të vitit. Kështu, pas disa diskutimesh me përfaqësuesit e shumësportëshit të shoqatave të Vllaznisë, janë vendosur në dispozicion fondet përkatëse për gjashtë mujorin e dytë të vitit, deri në fund të dhjetorit. Fondet i kanë përfituar 13-shoqata sportive të ndryshme. Ajo që bie në sy është fakti që çuditërisht është lënë jashtë kësaj liste sporti i taekwondo, i cili në vitet e fundit ka korrur shumë suksese apo futbolli i sallës. Kështu, ekipi i parë i basketbollit për meshkujka përfituar 1.6 milionë lekë, ndërsa ekipi i femrave 1.2-milionë lekë. Sa i takon volejbollit të meshkujve, ata do të përfitojnë 1.8 milionë lekë, ndërsa femrat 1.5 milionë. Boksi do të marrë 1.5 milionë lekë, ndërsa atletika 1.6 milionë.

Çiklizmi ka përfituar vetëm 500 mijë lekë, ndërsa gjimnastika afërsisht 200 mijë lekë. Edhe për ekipin e mundjes janë shpërndarë afro 200 mijë lekë, ndërsa për notin janë shpërndarë 120 mijë lekë. Ndërkohë, peshëngritja ka përfituar 160 mijë lekë, ping-pongu 120 mijë lekë. Për shahun janë shpërndarë 160 mijë lekë, ndërsa për xhudon 520 mijë lekë. Boksi i femrave ka përfituar 250 mijë lekë, ndërsa Vllaznia e futbollit të femrave afro 1 milionë lekë. Edhe kjo skuadër ka një shumë të vogël duke marrë parasysh se vitin e kaluar luajti në grupet e Ligës së Kampioneve.

Këto janë të gjitha shpalljet e fondeve për shoqatat e shumësportëshit të KF Vllaznia në Shkodër, për mbështetjen e tyre sërish nga institucioni i Bashkisë Shkodër në kuadër të projektit “Reload” për gjashtë-mujorin e dytë të këtij viti. Ndërkohë pas dhjetorit pritet që të ketë një tjetër konsultim për shumat që do marrin ekipet për vitin 2023 si dhe ato skuadra që mund të hiqen nga kjo liste dhe të tjera që mund të shtohen.

Artikulli paraprakSIGURIA USHQIMORE NË BREGDETIN E LEZHËS
Artikulli tjetërVITI I 7-të I GRUSHTIT TË SHTETIT NË TURQI