37 fëmijë të komunitetit rom në Bashkinë e Shkodrës kanë përfunduar me sukses vitin shkollor 2017- 2018.

Kjo u mundësua falë koordinimit shërbimeve dhe mbështetjes së vazhdueshme me mjete e pajisje shkollore, çanta, transport, ushqim, klasa passhkollore, veshmbathje.

Me këtë rast, në mjediset e Qendrës Komunitare për Familjen Nr. 4, është organizuar shperndarja e deftesave për këta nxënës, ku ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi.

Për vitin shkollor 2018 – 2019 janë identifikuar të gjithë fëmijët rom që jetojnë në territorin e bashkisë së Shkodrës për regjistrim në sistemin arsimor parashkollor dhe shkollor.

Kështu, në total janë 166 fëmijë rom, nga të cilët për shkollë është janë 88 fëmijë, për kopësht 45 fëmijë dhe për çerdhe 33 foshnje.

Gjatë këtij viti do të vazhdojë mbështetja dhe koordinimi shërbimeve për integrimin e fëmijëve në kopësht dhe cerdhe,

me synim investimin e të gjithë aktorëve publikë dhe organizatave partnere në arsimimin e fëmijëve, si baza kryesore për edukim dhe zhvillim.

 

Artikulli paraprakNXËNËS FIKTIVË NË KLASA PËR TË RUAJTUR VENDIN E PUNËS/ DREJTORESHA DHE 15 MËSUES NË LUSHNJE PEZULLOHEN NGA DETYRA
Artikulli tjetërEMOCIONET E KLASËS SË PARË