Një traget u ankorua në një port francez, pasi pasagjerët kanë dëgjuar shpërthime.

77 pasagjerët e tragetit dhe stafi janë evakuuar, pasi ata dëgjuan shpërthime, përpara se të niseshin për udhëtim. Incidenti ka ndodhur në Joliete, në Marsejë, në orën 9.00 në Sardenja. Franca ka shtuar personelin e policëve dhe të ushtarëve në porte, për shkak të frikës nga sulmet e ISIS-it. Forcat speciale mbërritën në vendin e ngjarjes, pasi është dhënë alarmi se anijet dhe tragetet mund të jenë në rrezik, shkruan “Daily Mail”. Një skuadër e specializuar, shoqëruar nga qenë nuhatës ka mbërritur gjithashtu në Joliete, për të zbardhur shkaqet e shpërthimeve. Një oficer policie ka thënë për mediat lokale se trageti ku thuhet se kanë ndodhur shpërthime, nuk ka rrjedhje. Ai tha se ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

Artikulli paraprakDEKLARATA ‘BOMBË’ E NDOCAJT: META KA OFRUAR MILIONA EURO PËR TË MË CENSURUAR
Artikulli tjetërARRESTOHET 32 VJEÇARI NË LAGJEN RUS