Nga Shërbimet e Komisariatit Shkodër arrestohet në flagrancë një shtetas për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, konkretisht:

•Eris Suma, 32 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 30.07.2016 u bë arrestimi i këtij shtetasi pasi në vendin e quajtur sheshi Rus në Shkodër, ka qënë në drejtim të mjetin tip Benz me targë AA 119 LK, dhe pasi i është dhënë shenjë ndalimi nga punonjësit e policisë është larguar duke mos u bindur urdhërit për të ndaluar. 

Shërbimet e Policisë bënë të mundur ndalimin e tij dhe gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, si më poshtë :

•një silenciator,

•një qese plastike me 0.6 gram e dyshuar si lendë narkotike Cannabis Sattiva.

Materialet i përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale parashikuar nga nenet 278, 283 dhe 242 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË NJË TRAGET NË FRANCË, EVAKUOHEN PASAGJERËT
Artikulli tjetërUJI, ADEMI: UJËSJELLËSAT TË AMORTIZUAR NË ZONAT RURALE “