Maqedonia Veriore po përballet me një shpërthim të infektimeve ditore me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi, sot 999 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 14 vdekje, në 24 orët e fundit.

Këto janë shifrat më të larta ditore që janë shënuar gjatë muajve të fundit.

Si rrjedhojë, gjatë mbledhjes qeveria vendosi, sot, masa të reja kufizuese, në mënyrë që të parandalojë rritjen e shpejt të infektimeve në vend.

Nga 18 gushti , vetëm individët që kanë një certifikatë vaksinimi me të paktën një dozë ose një certifikatë ku vërtetohet shërimi nga Covid-19 në 45 ditët e fundit do t’iu lejohet hyrja në restorante, stadiume, koncerte, seminare dhe ngjarje të tjera publike.

E njëjta gjë do të zbatohet për hyrjen në qendrat tregtare.

Masat kufizuese për hyrjen në vend

Nga 1 shtatori, hyrja në Shkup, si për të huajt ashtu edhe për qytetarët e vendit, do të lejohet vetëm me një certifikatë të plotë vaksinimi ose certifikatë që vërteton se personi e ka kaluar dhe është shëruar nga Covid-19, në 45 ditët e fundit ose me një testi PCR negativ të kryer brenda 72 orëve të fundit, që nga ardhja e tyre në vend njoftoi qeveria.

Është hera e parë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit që Maqedonia e Veriut merr masa kufizuese në pikat kufitare.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend që nga fillimi i pandemisë arrin në 163,452, ndërsa numri i vdekjeve në 5,574.

Artikulli paraprakBRITANIA E MADHE DO TË MIRËPRESË 20,000 AFGANË
Artikulli tjetërSI NDIKOI COVID-19 NË SIGURINË E VENDIT GJATË VITIT 2020/ SHISH PUBLIKON PËRFUNDIMET