Shpërthime në fabrikën e municioneve në Serbi, 1 i vdekur e 3 të zhdukur

Të paktën një person ka gjetur vdekjen dhe 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas dy shpërthimeve masive në një depo municionesh në Serbi. Të paktën tre persona janë ende të zhdukur, konfirmoi Ministria serbe e Mbrojtjes për mediat vendase. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:45 minuta në Kragujevac. Ngjarja është regjistruar në një fabrikë municionesh, ndërsa në depo ndodhej një sasi e madhe granatash dhe municione të tjera. Pas shpërthimit të parë, u regjistrua një tjetër shpërthim. Agjencia “Beta”, shkruan se ka dyshimetse mund të ketë viktima nën rrënoja pasi çatia e ndërtesës është rrëzuar si pasojë e temperaturës së lartë të zjarrit. Shumë ambulanca dhe zjarrfikëse janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakFJALIMI I HOLLANDE NDËRPRITET NGA SNAJPERI. DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërINVESTIGIMI I MEDIAVE ITALIANE: 1470 KONTENIERË ME LËNDË KIMIKE U ZHDUKËN NË SHQIPËRI