Fjalimi i Hollande ndërpritet nga snajperi. Dy të plagosur

Të shtënat e një snajperi kanë lënë dy të plagosur gjatë një fjalimi të mbajtur nga presidenti francez, François Hollande, në hapjen e linjës së re hekurudhore të shpejtësisë së lartë, Paris-Bordeaux, pikërisht në VIllognon (Charente). Një zyrtar i lartë i rajonit Charente të Francës tha se polici snajperist kishte shtënë aksidentalisht me armën e tij, duke ndërprerë fjalimin e presidentit dhe duke shkaktuar një alarm sigurie. Pierre N’Gahane konfirmoi incidentin. Të paktën dy persona raportohen të jenë plagosur, ndërkohë që sipas medieve lokale, gardisti e kishte shkrepur gabimisht armën, të cilën nuk e kishte në siguresë. Të shtënat aksidentale plagosën një kamerier dhe një punonjës tjetër që merrnin pjesë në këtë përurim, njëri në kavilje dhe tjetri në këmbë.

Artikulli paraprakKOMISIONI I ÇEZ – SHKELZEN BERISHA NUK BËN BETIMIN, BALLA: GARDA, SHOQËROJENI JASHTË!
Artikulli tjetërSHPËRTHIME NË FABRIKËN E MUNICIONEVE NË SERBI, NJE I VDEKUR E 3 TË ZHDUKUR