Më datë 13.02.2018, rreth orës 23:50, në lagjen “Salo Halili”, në qepenin e garazhit të banesës, në pronësi të shtetasit S.K. 62 vjeç, është vendosur lëndë plasëse dhe ka shpërthyer. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga verifikimet e para dyshohet se shkak i kësaj ngjarje janë konfliktet që shtetasi F.K. ka me persona të ndryshëm për shkak të borxheve që u ka.

Policia ka shoqëruar 8 persona të cilët po pyeten në lidhje me ngjarjen. Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakTRËNDAFILA PËR SHËN VALENTIN; SHQIPTARËT SHPENZOJNË DERI NË 1,000 USD PËR NJË TUFË LULE
Artikulli tjetërVIJOJNË SHKARKIMET NË HIDROCENTRALIN E VAU DEJËSIT