Rreth 350 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore janë shpëtuar nga policia në 13 vende të Karaibeve dhe Amerikës Latine.

Operacioni i koordinuar Interpol, Libertad, shpëtoi burra, gra dhe fëmijë të trafikuar jashtë vendit dhe që u detyruan të punonin. Njerëzit e trafikuar u gjetën duke punuar në klube të natës, fabrika, tregje, ferma dhe miniera.

Disa prej tyre punonin në hapësira ‘jo më të mëdha se ajo e arkivoleve’, tha ha Cem Kolcu i njësisë së trafikut njerëzor të Interpolit.

Zyrtarët arrestuan 22 vetë dhe sekuestruan para të thata, telefona celularë dhe kompjutera.

Sulmet e koordinuara ishin rezultat i një hetimi prej 2 vitesh e gjysmë të financuar nga qeveria kanadeze.

Tim Morris, drejtori ekzekutiv i Interpolit për shërbimet policore, tha për BBC se kushtet në Guajanë ishin “veçanërisht të tmerrshme”.

Atje, hetuesit shpëtuan gratë e reja të cilat u detyruan të punonin si prostituta afër miniera të arit, vende të cilat ishin vështirë për tu gjetur nga hetuesit.

Trafikantët synojnë njerëzit që kërkojnë të kalojnë kufijtë për punë ose jetë më të mirë, apo edhe duke u zhvendosur nga një vend më i varfër në një rajon më të pasur në vendet e tyre.

Artikulli paraprakVRANË PRONARIN E MARKETIT, GJYKATA LË NË BURG DY AUTORËT E DYSHUAR
Artikulli tjetërRIKTHIMI PAS 15 VITESH, PATRIARKU RUS: SHQIPËRIA KA BËRË NDRYSHIM DHE PROGRES TË MADH