Forcimi i marrëdhënieve tregtare me Serbinë, dhe realizimi i projekteve nga samiti i Vjenës kanë qënë në fokus të takimit tripalësh, Shqipëri- Itali- Serbi. Italia është partneri kryesor për të dyja vendet, dhe që do të japë një ndihmë konkrete.

Të tre minsitrat, Ditmir Bushati, ai i Italisë Paolo Gentiloni dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic janë shprehur mjaft të kënaqur me bisedimet mes tyre, edhe për çështje të sigurisë së rajonit, marrëveshjeve të energjisë dhe gazit, etj.“Diskutuam për sigurinë, krizat me të cilat sot për sot përballet pellgu i Mesdheut, arkitektura e sigurisë europiane, dhe kam parasysh krizën e refugjatëve dhe nevojën për vazhdimin e përpjekjeve për t’i bërë ballë të gjithë komponentëve që shpërfaqet veprimtaria e terrorizmit ndërkombëtar dhe lufta që bëjnë vendet tona përsa i përket ekstremizmit të dhunshëm”, tha ministri Bushati. “Ka një sektor mbi të cilin në mënyrë të veçantë është përqëndruar dhe vëmendja jonë, marrëdhëniet ekonomike dhe sektori i energjisë, i gazit, dhe sigurisht që rajoni Ballkanit perëndimor, sikurse dhe Italia gjenden me përballjen e një situate kundrejt një projekti të rëndësishëm, dhe po punojmë për të gjetur dhe bashkëndajmë projekte të tjera në vijim sikundër është TAP”, u shpreh ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni. “Të mos jemi një rajon si emër, por një rajon në kuptimin e vërtetë të fjalës. Të gjitha këto projekte ku ne marrim pjesë që nga procesi i Berlinit dhe të gjitha strategjitë që kemi projektuar ne, do të qëndrojmë pikë për pikë atyre që kemi rënë dakord. Duhet të gjejmë një mënyrë për financimin e projekteve që t’i bëjmë ato të realizueshme. Gjithashtu na duhet të gjejmë burimet për të financuar këto projekte dhe për t’i realizuar në praktikë”, u shpreh ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç. Takimet trepalëshe pas Romës e Tiranës do të ndalen në Beograd, për të cilin ministri serb Ivica Daçiç u angazhua ta realizojë në vjeshtë.

Artikulli paraprakNJË SHQIPTAR MES VIKTIMAVE TË ORTEKUT NË FRANCË
Artikulli tjetërDËMSHPËRBLIMI I PËRMBYTJEVE, RIKTHIMI I PROTESTAVE