Kombëtarja do të synojë me çdo kusht fitoren sot në 18:00 në “Elbasan Arena” përballë modestëve të Liechtenstein dhe për këtë qëllim trajneri Christian Panucci ka projektuar një Shqipëri sulmuese.

Sfida ndaj ekipit që renditet i fundit në Grupin G, është ndeshja e parë për ish-mbrojtësin e Milanit në krye të pankinës kuqezi dhe ai kërkon të debutojë veçse me fitore e lojë bindëse.

Skema si do luajnë kuqezinjtë I privuar edhe nga disa mungesa si Sadiku (për shkak të gjendjes gripale) Balaj (për shkak dëmetimi) dhe Cikalleshit (për arsye disiplinore), gjithsesi sonte kuqezinjtë pritet të luajnë me një skemë sulmuese, por për herë të parë pa sulmues qendre. Grezda, Llullaku dhe Roshi do të përbëjnë ofensivën kuqezi ndaj Liechtenstein. Në portë rikthehet Etrit Berisha pas një mungese të gjatë që prej daljes me karton të kuq në ndeshjen me Izraelin në “Elbasan Arena” në nëntor të vitit të kaluar.

Prapavija do të përbëhet nga Agolli dhe Hysaj në krah, ndërsa në qendër Mavraj e Gjimshiti. Në mesfushë pritet të startojnë titullarë Memushaj Basha dhe Abrashi, të cilët do ndihmojnë treshen e sulmit. Bilanci me Liechtenstein flet për kuqezinjtë, të cilët i kanë fituar të dyja ndeshjet e zhvilluara mes tyre me rezultatin 2-0. Miqtë kanë një ecuri tepër negative në kualifikuese.

Liechtenstein ka pësuar 10 humbje në 10 ndeshjet e fundit kualifikuese të luajtura për Botërorin dhe Europianin.

Artikulli paraprak“LUTJA E DETIT”, NJË HISTORI NGA KHALED HOSSEINI
Artikulli tjetërGJENDET NJË TRUP I PAJETË NË ZUES TË SHKODRËS