Kombëtarja shqiptare përmbyll sot sfidën me përfaqësuesen e Maqedonisë.

Në orën 14:00 të pasdites në stadiumin “Loro Boriçi” nisi të luhen minutat e mbetura pas ndërprerjes së ndeshjes mbrëmjen e së hënës për shkak të stuhisë së shiut që përfshiu Shkodrën. Vendimi u mor nga FIFA pas sugjerimit të dy skuadrave. Ndeshja u ndërpre në minutën e ’75 të pjesës së dytë dhe sot do të luhen minutat e mbetura. Rezultati u mbyll me barazim 1:1. Hyrja për të gjithë tifozerinë kuq e zinj që duan të mbështesin djemtë e kombëtares do të jetë falas, edhe ata që nuk kishin prerë biletë një ditë më parë. Ndeshja Shqipëri-Maqedoni është e vlefshme për eleminatorët e “Rusi 2018”.

Artikulli paraprakGAZETARI RRËFEN VITET E KALUARA SI I BURGOSUR NË SIRI
Artikulli tjetërPEZULLOHET PEDAGOGIA DITIKA KOPLIKU