Miqësorja Shqipëri Marok, inaguroi stadiumin e ri “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës.

Përballja mes dy kombëtareve përfundoi pa gola, në barazim 0-0. Edhe pse të dy ekipet kishin mundësi për të kaluar në avantazh nuk kanë arritur që të shfrytëzojnë rastet e paraqitura. Kjo sfidë i parapriu ndeshjes së parë eleminatore për kupën e botës Rusi 2018 që do të jetë me 5 shtator me Maqedoninë. Në 45 minutat e para Shqipëria ishte më dominuese në lojën e saj por pa arritur të gjejë rrugën e golit. Në minutën e 19’ Maroku kalon në avantazh por goli anullohet për pozicion jashtë loje. Kuqezinjtë provuan disa por pa konkretizuar siç duhet. Në minutën e 25’ Hysaj kroson për Çikalleshin i cili brenda zonën godet por nuk shënjestron portën e miqve maroken. Skuadra kundërshtare tenton me Buhador dhe Tannane duke shfrytëzuar kundërsulmet por katërkëndëshi i Berishës mbetet i paprekur. Pjesa e dytë ka qenë më e vakët se para dhe rastet ishin më të pakta. Të dy kombëtaret u duk sikur u pajtuan me barazimin. Në stadiumin nga 17 mijë vende ishin të pranishëm rreth 6 mijë tifozë. Kjo mbase për shkak të ndeshjes së radhës që do jetë me Maqedoninë me 5 shtator ku e gjithë vëmendja është përqendruar tek ai takim. Kryeministri Rama dhe kryebashkiakja Ademi ndjekën sëbashku sfidën e kombëtares bashkë me një grup deputetësh të tjerë. Në një postim në facebook kryeministri shkruajti: “Ta gëzojnë sportistët dhe sportdashësit shkodran e sjelltë mbarësi për Vllazninë po sigurisht edhe për Shqipërinë e Kosovën që do të luajnë eleminatoret e Botërorit në këtë shtëpi të re, plot shije e cilësi europiane”. Tashmë “Loro Boriçi” dhe Shkodra bëhen gati për ndeshjen e 5 shtatorit të Shqipërisë me Maqedoninë.

Artikulli paraprakLOJTARËT: SHQIPËRI-MAQEDONI DERBI I BALLKANIT
Artikulli tjetërRENARD: MAROKU NDRYSHOI IMAZHIN NË FUTBOLL