Dy trupa të zjarrfikëses janë nisur nga Maliqi e Korça drejt shteti fqinj të Greqisë për ndihmë mbi situatën e zjarreve që kanë pushtuar pyjet. Pas komunikimit me autoritetet e zjarrfikëses në këto dy qytete, bëhet e ditur se përkatësisht nga Maliqi drejt Greqisë janë nisur 4 efektivë dhe një automjet zjarrfikës. Edhe nga qyteti i Korçës është nisur një tjetër mjet dhe 5 efektivë.

Sipas informacioneve kanë qenë kryetarët e Bashkive ata që kanë urdhëruar, që nga autoritetet të ofrohet ndihmë për shuarjen e flakëve të cilat kanë marrë përmasa të mëdha në shtetin Grek.

Mësohet se zjarrfikësit janë nisur përpara disa orëve dhe momentalisht janë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, aty ku po kryejnë procedurat përkatëse për kalim drejt shtetit fqinj.

Artikulli paraprak‘JAM KUNDËR RAMËS, POR PËR BELERIN KA TË DREJTË’, BERISHA REPLIKON ME KOMENTUESIN
Artikulli tjetërLAJÇAK TAKOHET ME ESCOBARIN, DISKUTOJNË PËR DIALOGUN