Shqipëria është goditur këtë të martë nga dy tërmete me magnitudë të dobët në jug dhe në juglindje të vendit.

Lëkundja me magnitude 2.5 ballë është ndjerë në orët e para të mëngjesit rreth orës 06:11 në Borsh.

Tërmeti është regjistruar në thellësinë e 7 kilometrave, 4 km në veri të fshatit, ndërsa tërmeti i dytë shënuar rreth orës dy të mëngjesit në Vinjoll të Burrelit. Nag të dy termetet nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Pak javë më parë, vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në rrethin e Matit, lëkundje e cila u shoqërua me qindra pas-goditje të forta.

Artikulli paraprakBASHA URON KURBAN BAJRAMIN: NUK KA SPROVË QË NUK KALOHET ME BESIM TE ZOTI
Artikulli tjetërALARMI/ NË 3 MUAJ 103 RASTE PËR NGACMIM SEKSUAL NË PROKURORI