Nën moton “Shqipëria mikpret botën”, nis nga sot edicioni i dytë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Nga 20 shtete dhe organizma ndërkombëtarë pjesëmarrës, ku bashkohen për herë të parë këtë vit Holanda, Mali i Zi dhe Azerbajxhani, së pari e merr fjalën Bashkimi Evropian, me inaugurimin e Mozaikut të restauruar të Muzeut Historik Kombëtar “Shqipëria”.

Disa nga ngjarjet më me peshë të Javëve në vijim shënohen nga emra të njohur të skenës ndërkombëtare. E shumëpritur është pjesëmarrja e këngëtarit grek Nikos Vertis, apo koncerti përkujtimor i 70-vjetorit të Sanremos dhe i mjeshtrit të muzikës Ennio Morricone. Do të mbahen gjithashtu ekspozita, do të realizohen murale, performanca të larmishme që do të përfshijnë edhe etnografinë e vendeve të ndryshme por edhe aktivitete kulinarie.

Gjatë Javëve kulturore që mbyllen në nëntor me Kosovën e Shqiptarinë, do të krijohen gjithashtu mundësi për panaire pune, bashkëpunime me artistë të rinj e studentë, Holanda vjen për herë të parë këtë vit me një qasje të veçantë, duke u fokusuar në objektivin e negociatave me Bashkimin Evropian. Edhe këtë vit kostoja e mbajtjes së Javëve Kulturore është përafërsisht 1 milion euro.

Artikulli paraprakVARHELYI: BE KA HUMBUR MË SHUMË SE 5 VITE NË PROCESIN E ZGJERIMIT!
Artikulli tjetërVDEKJA E 15 VJEÇARIT PAS SHERRIT MES ADOLESHENTËVE NË GRAMSH, KUSHI: TRONDITËSE!