Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje të rrallë duke përmbysur rezultatin nga 0:1 në 3:1 ndaj Katarit në Austri.

Edhe pse pësuan qysh në minutën e dytë të takimit, kuqezinjtë ditën të reagojnë. Dy gola të kthesës u shënuan që në pjesën e parë. Ishte Ajeti dhe Lenjani që i mundësuan Shqipërisë një avantazh të përkohshëm 2:1. Kuqezinjtë duket se ishin më të relaksuar në pjesën e dytë të takimit. Sadiku e shënoi golin e tretë dhe të sigurisë dhe ky rezultat u mbajt deri në fund. Shqipëria bën kështu një paraqitje të mirë përpara se të ndeshet në fazën e grupeve të Kampionatit Europian.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakREAL MADRID KURORZOHET PËR TË 11-tën HERË MBRTËRESHË E EUROPËS
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 30.05.2016