Pavarësisht performancës së saj elektrizuese dhe shumë emocionale, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Besa Kokëdhima, nuk është kualifikuar.

Besa me këngën “Titan”, ishte renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, por rrugëtimi i saj ishte i shkurtër. Gjashtë vendet e eliminuara ishin Shqipëria, Malta, Belgjika, Çekia, Danimarka dhe San Marino.

10 shtetet që patën sukses në votimin publik të së enjtes ishin:
Letonia
Austria
Holanda
Norvegjia
Izraeli
Greqia
Estonia
Zvicra
Gjeorgjia
Armenia

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPRITEN RESHJE SHIU, SI PARASHIKOHET MOTI PËR SOT
Artikulli tjetërTË DIELËN NË ATHINË, RAMA FTON EMIGRANTËT T’I BASHKOHEN: KALOJENI ME NE KËTË MOMENT