Policia e Shkodrës dhe forcat shqiponja ka nisur një aksion për të gjetur makinat luksoze të vjedhura në vendet e BE-së.

Në aksionin e zhvilluar nga Antikrimi Ekonomik në bashkëpunim me Europol janë bërë disa kontrolle për automjetet që dyshohen se janë të vjedhura. Prej dy ditësh janë disa automjete të cilat janë kontrolluar nga aksionet e bluve. Operacioni do të shtrihet në shkatërrimin e grupeve kriminale që merren me vjedhjen e mjeteve motorike brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Përmes këtij aksioni, policia thotë se do të godasë aktivitetin kriminal në fushën e mjeteve motorike të vjedhura, si dhe zbulimit të vjedhjeve përmes mashtrimit të mjeteve të blera me kredi, makinave me qira apo mashtrimit me siguracionet. Ndër vite ky ka qenë një fenomen mjaft i përhapur, ku automjetet super të shtrenjta bëheshin pre e vjedhjeve nga shqiptarët, të cilët i shisnin në Shqipëri me çmime të leverdishme.

Në shumë raste vjedhjet kanë qenë të organizuara, ku hajdutët sillnin automjete edhe në bazë të kërkesave të klientëve. Skema e vjedhjes është shumë e thjeshtë. Sipas policisë disa prej tyre dërgohen në pikat e serviseve, për t’u çmontuar dhe shitur më pas me pjesë. Ndërsa të tjerat shkojnë në pikat e grumbullimit e skrapit Operacioni në fjalë do të do të zgjasë derisa të jetë e nevojshme.

Artikulli paraprakSERBIA I SHPALL “LUFTË DIPLOMATIKE” MAQEDONISË, SHKAK KOSOVA
Artikulli tjetërTËRMETI NË ISKIA, FOSHNJA 7 MUAJSHE NXIRRET E GJALLË NGA GËRMADHAT