Shqiptarët prangosen me 19 mijë euro e me 500 gram heroinë në në makinë

Njoftimet për lëvizjet e dyshimta të dy personave në një parking pranë një fast-food, kanë vënë në lëvizje policinë italiane, ndërsa dje pasdite aksioni përfundoi me arrestimin e dy shqiptarëve, të dy banues në Ravenna. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë shtetasit me iniciale K.J. e G.M, 27 dhe 30 vjeç. Policia i vuri nën vëzhgim, ndërsa konstatuan që shqiptarë po kryenin lëvizje nën pjesën e poshtme të mjetit. Dy të arrestuar të njohur si tregtarë të drogës, kanë precedentë të mëhershme në fushën e narkotikëve. Ata janë ndaluar në vitin 2012, kur njëri prej tyre është identifikuar si anëtarë i një bande të vogël që kishte trafikuar jo më pak se 65 kg drogë. Gjatë ditës së djeshme, të rinjtë u shoqëruan në stacionin policor bashkë me makinën, të cilës iu krye një kontroll i imtësishëm, ku janë zbuluar dy vende të posaçme të krijuara për të fshehur drogën. Nën ulësen e shoferit, ishte krijuar një hapësirë e dyfishtë e mbyllur me një çelës, ndërsa në secilën mund të fshihej nga një pako kokainë me peshë 1 kg. Gjatë ndalesës u sekuestruan rreth 500 gram heroinë, ndërsa nga kontrollet e ushtruara në shtëpinë e tyre në Ravenna janë sekuestruar 19 mijë euro, para të përfituara nga shitja e heroinës. Shqiptarë konsiderohen si ndërmjetës midis importuesve nga “Rruga Ballkanike” dhe shitësve të vegjël në Modena.

Artikulli paraprakHYJNË TË GRABISNIN VILËN E POLICIT, PLAGOSET SHQIPTARI
Artikulli tjetërMETA TAKON HARADINAJN: ZGJEDHJET E LIRA PËR STABILITETIN E BALLKANIT