Meta takon Haradinajn: Zgjedhjet e lira për stabilitetin e Ballkanit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Haradinaj e uroi Metën për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga Kuvendi, Meta shprehu kënaqësinë për rikthimin dinjitoz e të merituar të Haradinaj në Kosovë dhe vlerësoi përkushtimin e tij personal, si dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj zhvillimit demokratik dhe institucional të Kosovës. Meta dhe Haradinaj diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e në Shqipëri duke ndarë bindjen e përbashkët se realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimi i demokracisë, i sundimit të ligjit dhe zhvillimi ekonomik i të dy vendeve i shërben perspektivës evropiane të qytetarëve tanë si dhe stabilitetit afatgjatë të gjithë Ballkanit.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT PRANGOSEN ,KAPEN ME 19 MIJË EURO E ME 500 GRAM HEROINË NË NË MAKINË
Artikulli tjetërNUK KA NEGOCIATA, VETËM NDËRMJETËSIMI I LU NË PRITJE TË BASHËS