Një shtetas nga Kosova, 32 vjeç, e dy nga Shqipëria, 34 e 41 vjeç, janë përleshur të premten në Zvicër dhe dy të fundit janë përgjakur pasi janë goditur me gërshërë në krahë e gjoks.

Fillimisht është menduar për larje hesapesh, por më pas policia zvicerane ka arritur të zbardhë sherrin, duke arritur në konkluzionin se tre personat e përfshirë në sherr nuk njiheshin me njëri-tjetrin dhe sebep janë bërë dritat e gjata të njërës prej makinave. Sipas komunikatës së policisë, konflikti ka nisur pranë Biascas, qytet në kantonin e Ticinos. Makinat ndaluan në Bellinzona Nord në korsinë e emergjencës.

Agresori mori gërshërët që mbante në kruskot dhe goditi dy të tjerët pasi u rrah prej tyre. Dy të plagosurit janë ende në gjendje të rëndë në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes tani përballet me akuzën për vrasje të mbetur në tentativë.

Artikulli paraprakPËRPLASJE MASIVE E MAKINAVE NË RRUGEN PRISHTINË – PEJË
Artikulli tjetërI GJENDEN DOZA HEROINE DHE FARA KANABISI, ARRESTOHET 37-VJEÇARI