Shqiptarët të parët në Skoci për viktimat e trafikut

Pjesa më e madhe e viktimave të trafikimit të qënieve njerëzore në Skoci janë nga Shqipëria, Vietnami dhe Kina. Këto janë të dhënat e publikuara në një hartë të re të hartuar nga policia skoceze në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Harta e publikuar në median skoceze “The Herald” ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin publik për krimin. Sipas statistikave të Agjensisë Kombëtare të Krimit të Skocisë, numri i viktimave të raportuar në Skoci për vitin 2016 ishte 150 persona, një e treta e tyre ishin fëmijë. Skocia ka 3,9 për qind të numrit të viktimave të trafikimit nga 3805 viktima të regjistruara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Fëmijët janë grupi më i dobët për trafikimin e qënieve njerëzore. Një raport i mëparshëm mbi trafikimin dhe emigrimin e paligjshëm të fëmijëve tregon se shqiptarët kryesojnë në listën e fëmijëve të humbur në sistemin e azilkërkuesve në Britani. Ndërkohë që emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve po kthehet në shqetësimin kryesor për vende të ndryshme të BE-së.

Artikulli paraprakHETOHET BIZNESMENI I HIDROKARBUREVE, U KAP SOLAR KONTRABANDË
Artikulli tjetërARRESTOHET ME PISTOLETË NË BREZ 31 VJECARI