Hetohet biznesmeni i hidrokarbureve, u kap me 1000 litra solar kontrabandë

Policia ka proceduar penalisht një biznesmen hidrokarburesh në Fier, i cili u kap me 1000 litra solar kontrabandë. Ndaj A.O, 45 vjeç, banues në Fier, procedimi filloi pasi në fshatin Verbas u kap duke transportuar me mjetin tip Benz Mercedes Sprinter me targa AA 223 IB, 1000 litra lëndë djegëse solar e cila u sekuestrua bashkë me makinën. A. O. tashmë po hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT HYJNË NË BRITANI ME TRAGET NGA SPANJA
Artikulli tjetërSHQIPTARËT TË PARËT NË SKOCI PËR VIKTIMAT E TRAFIKUT