Shqiptari godet me thikë ushtarin francez

Një ushtar francez në Montpellier është sulmuar nga një grup shqiptarësh mesnatën e martës, sipas raportimeve tw medieve lokale. Media franceze “Metropolitain” shkruan se ushtari u qëllua me thikë nga një refugjat shqiptar, i cili ishte së bashku me 15 refugjatë të tjerë, po nga Shqipëria. Ushtaraku ishte duke ecur në rrugë dhe po shoqërohej nga një koleg i tij kur ndodhi ngjarja. Ndërkohë, miku i tij nuk mundi të ndërhynte pasi ishte bllokuar nga refugjatët e tjerë shqiptarë të cilët e kërcënonin me thikë. Ata u grabitën nga grupi i të rinjve dhe më pas i plagosuri u dërgua për në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, asnjë arrestim nuk është bërë deri tani dhe as shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta.

Artikulli paraprakMOTORRI I UJIT RREZIKON JETËN E PLAZHISTËVE
Artikulli tjetërPËRLESHJE PROTESTUES-POLICI PARA SAMITIT TË G20