Greqi – Një i burgosur shqiptar është dërguar me urgjencë në spital pasi është gjetur pa ndjenja në qelinë e tij. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikalas.

 

Sipas mediave greke, shqiptari kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe kishte humbur ndjenjat. Autoritetet u mobilizuan menjëherë dhe e dërguan atë në spital. Bëhet me dije se i burgosuri shqiptar aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar.

 

Ndërkohë, ka nisur një hetim për të zbuluar se ku e gjeti alkoolin në burg i burgosuri shqiptar, i cili vuan dënimin për trafik droge. Paraprakisht dyshohet për alkool të përgatitur nga frutat në ambientet e burgut.

Artikulli paraprakPOLICIA VENDOS 670 GJOBA VETËM NË FUNDJAVË
Artikulli tjetërSHKODËR, 200 VIZITA NË DITË NË URGJENCË