Vijon zbatimi i planit të masave jo vetëm gjatë fundjavës por çdo ditë nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

Janë kryer kontrolle për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 17 shtetas, 5 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 shtetas duke drejtuat motoçikletat pa leje drejtimi.

 

Janë vendosur 670 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi.

 

janë ndëshkuar 105 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
janë ndëshkuar 162 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;
janë ndëshkuar 56 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Gjatë fundjavës nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor është mundësuar menaxhimi i trafikut rrugor për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke eleminuar çdo shkak që shërben si burim aksidenti.

 

Kontrolle të tilla nga ana e Punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe fundjavë.

Artikulli paraprakLEZHË BLLOKOHEN 122,5 KG MISH
Artikulli tjetërSHQIPTARI I BURGOSURI NË BURGUN GREK, DËRGOHET NË SPITAL