Mediat belge tregojnë historinë e një shqiptari të dënuar për vrasjen e një prostitute në Itali dhe që aktualisht është transferuar në burgun Saint Gilles të Belgjikës për të kryer dënimin e mbetur pasi u ekstradua nga Italia.

Shqiptari Erjon.S, 39 vjeç u arrestua në 2015 por Italia kërkoi ekstradimin e tij. Dënimi i tij përfundimtar ishte 17 vjet burg në Itali. Dy vjet pas ekstradimit ai u kthye në Belgjikë dhe është transferuar në burgun Saint Gilles ku do të kryejë dhe dënimin e mbetur. Arsyeja: Erjon S ka një familje në Belgjikë: bashkëshorten dhe tre fëmijët. Pas krimit Erjoni kishte ndryshuar emrin dhe familja nuk e dinte për identitetin e dytë të tij dhe as për krimin. Në 2000 policia italiane gjeti trupin e një vajze 20 vjeçare Betty Ramirez. Ajo ishte varrosur përgjatë lumit Po. Banda e S kishte rrëmbyer torturuar prej ditësh dhe më pas mbytur atë. Policia identifikoi tre shqiptarë si autorë. Njëri prej tyre Erjon S. i cili u largua nga italia dhe u vendos në Belgjikë. Këtu ai kërkoi azil dhe në 2006 fitoi të drejtën të jetonte në Geluëe. Për 9 vite resht ai mundi të mbante sekretin për vete.

Madje as bashkëshortja e tij nuk dinte emrin e vërtetë” Vitet e dënimit të mbetur Erjon do i kryejë në Belgjikë. “Ajo tashmë e viziton në Saint Gilles. Familja më në fund mund të bashkohet në Belgjikë” thotë avokati Jan Leysen.

Artikulli paraprakRRËZOHET KËRKESA GASHIT PËR KRYEPROKUROREN
Artikulli tjetërBIZNESMENI MESAZH ZJARRVËNËSIT:10-FISH TË SHPËRBLEJ, PO MË TREGO POROSITESIN