Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar sot seanca për padinë e ish-drejtores për marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, e cila ka kallëzuar kryeprokuroren Arta Marku për shkarkim të padrejtë nga detyra. Gjatë ditës së sotme ka përfunduar seanca përgatitore, ndërsa seanca e radhës është lënë për më 27 shkurt.

Në seancën e sotme, palët paraqitën provat e tyre, ndërsa gjykata ka rrëzuar kërkesën e zonjës Gashi që në seancë të paraqitet edhe kryeprokurorja Marku, kërkesë e bërë javën e shkuar. Gjykata e rrëzoi kërkesën me arsyetimin se Kryeprokurorja e ka përfaqësuesin e saj ligjor. Avokati mbrojtës i zonjës Gashi, Çlirim Gjata, tha se kryeprokurorja ka frikë të përballet me sallën e gjyqit, ndërsa theksoi se shkarkimi i klientes së tij nga detyra erdhi pas dorëzimit në KQZ të kërkesës për heqjen e mandatit të dy deputetëve. Gjata: E çuditshme ku ka përfunduar prokuroria ku vet prokurorja e Përgjithshme ka frikë sallën e gjyqit. Po nuk shkoi në sallën e gjyqit, nuk e di për çfarë duhet kryeprokurorja. Ky është një intimidim i keq për gjithë prokurorët. Le të vijë të sqarojë gjërat sepse jemi në një proces pa motivacion, pa procedurë, pa kompetencë. Është mbështetur në një dispozitë që ka të bëjë me strukturimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Struktura ka dalë pas një muaji dhe struktura është copy-paste me atë të Adriatik Llallës. Nuk ndryshon asgjë, të paktën në sektorin ku është larguar nga detyra e përfaqësuara prej meje. Kjo ndodhi fiks sapo ish-drejtorja dërgoi në KQZ emrat e dy deputetëve që prekeshin nga ligji i dekriminalizimit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA ANALIZË POST LUSHNJA, POR MENDJEN TEK TEUTA
Artikulli tjetërSHQIPTARI I DËNUAR PËR VRASJE E PROSTITUTËS RIKTHEHET NË BELGJIKË