Guardia di Finanza e Venecias ka arrestuar një korrier shqiptar droge, të cilit i ka sekuestruar një kile e gjysmë kokainë të fshehur poshtë shkallëve të një pallati në qendër të Camponogaras, si dhe 20 mijë euro.

Arrestimi i shqiptarit erdhi pas zbulimit të rastësishëm të drogës poshtë një shkalle në dhjetor të vitit të kaluar, fshehur të mënyrë të tillë që të mos vihej re nga askush.

Hetimet për të identifikuar të zotin e drogës, përmes shenjave të gishtave mbi pako, çuan në gjurmët e shqiptarit, person me precedentë penalë.

Ndjekja e bërë prej disa muajsh çoi në zbulimin e aktivitetit të tij dhe në arrestimin e djeshëm, bashkë me sekuestrimin e 20 mijë eurove të gjetura pas kontrollit në banesë.

Artikulli paraprakTATIMORËT KONTROLLE SUBJEKTEVE NË BREGDET, 49% E BIZNESEVE ME SHKELJE
Artikulli tjetërAKSIDENT NË RROGOZHINË, PERFSHIHEN DY KAMIONE