27 kilogramë kokainë e cilësisë mjaft të pastër, 2 pistoleta e mjaft municione është rizultati i një operacioni antidrogë të policisë italiane në provincën e Romës e Latinës i cili çoi në arrestimin e një shtetasi shqiptar me banim në qytezën e Corit.

Arrestimei i tij erdhi pas një hetimi prej disa muajsh nga antidroga italiane për zbardhjen e një trafik kokaine në territorin e Castelli Romani në provincën e Romës.

Shqiptari u arrestua në banesën e tij në Cori në provincën e Latinas, ku u gjetën fshehur 27 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër, armë e muiucione.
Hetimet e antidrogës italiane vazhdojnë për zbardhjen e bashkëpunëtorëve te tij.

Artikulli paraprakTRAFIKANTI SHQIPTAR ARRESTOHET ME 5 KG KOKAINË E 100 MIJË EURO
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË , DY SHQIPTARË NË SPITAL