Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Brogomeduna në Pordenone të Italisë, raportojnë sot mediat lokale. Shqiptari i identifikuar si Edison Troksi, një person me me dokumente qëndrimi të rregullta në Itali, u ndalua nga policët teksa ai po lëvizte me mjetin e tij “Mercedes Class”.

Patrulla e karabinierëve kishte vënë re se i riu ishte shumë nervoz, dhe fytyra e tij e ka ‘tradhtuar’ duke u ndaluar kështu për tu kontrolluar, shkruajnë mediat italiane. Në bagazhin, brenda një karroce, karabinierë zbuluan 4.3 kg marihuanë. 28-vjeçari u arrestua për trafik të paligjshëm të drogës.

Hetimet janë në proces për të kuptuar origjinën dhe destinacionin e drogës që, në treg, do të kishte shumën mbi 40 mijë euro.

Artikulli paraprakREFORMA E UJIT, KRYEMINISTRI RAMA INSPEKTIM
Artikulli tjetërGJIMNAZISTËT GODASIN NJËRI-TJETRIN ME MJETE PRERËSE