Policia italiane e Pistoias, Itali, ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, nën akuzën e trafikimit të kokainës.

Sikurse shkruajnë mediet fqinje i arrestuari është A.M., 34 vjeç, banues në Firence.
Shqiptari u arrestua teksa po shëtiste në qendër të Pisotias.

Sekuestrimi – Nga kontrolli i makinës, që e kishte marrë me qira u gjetën dhe sekuestruan më shumë se 10 mijë euro. Ato dyshohen se janë përfituar nga trafiku i kokainës.

Më pas në shtëpinë e tij në Firence, u sekuestruan 34 gram kokainë, peshore precize, materiale të përshtatshme ambalazhesh, si dhe 20 mijë euro shtesë.
Gjykatësi vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shqiptarin.

Artikulli paraprakSHBA DHE BE PËRSHËNDESIN ZGJEDHJEN E DY ANËTARËVE TË RINJ TË KUSHTETUESES
Artikulli tjetërOSBE: SHPRESOJMË TË NGRIHET SHPEJT KUSHTETUESJA DHE SPAK