Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasditen e djeshme, pasi u kap me një kilogramë kokainë të fshehur në makinë.

Shqiptari 45-vjeçar emri i të cilit nuk është bërë i ditur banon në Terni.
Ai ishte vënë në shenjestër të policisë edhe në dy operacione të mëparshme të autoriteteve italiane, në vitet 2015 dhe 2017.

Gjykata e Apelit vendosi për shqiptarin dënimin me 4 vite burg dhe 20 mijë euro gjobë, ndërsa mediat italiane shkruajnë se i arrestuari do ta vuajë dënimin në burgun e Sabbione në Terni.

Artikulli paraprakMBYLLET TURI ÇIKLISTIK I SHQIPËRISË, ZHUPA FITON ETAPËN E FUNDIT SARANDË-FIER
Artikulli tjetërOPOZITA E RE KËRKESË KUVENDIT: TRYEZË ME PARTITË PËR REFORMIMIN E SISTEMIT ZGJEDHOR