Një përplasje e fortë me shkëmbim zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Teramano në Itali, midis një shqiptari dhe patrullës së policisë.

Gjithçka nisi si në një film aksion, pas ndjekjes së një makine pranë parkur L’Arcobaleno në Colonella dhe më pas në Contrada Civita.

Në bordin e makinës i dyshuar një shqiptar që ka nisur të qëllojë kundër policisë.
Makina, një Toyota Yaris me ngjyrë të errët, e njëjta e sinjalizuar e grabitur në një sallë kazinoje, më 23 janar.

Fillimisht makina e keqbërësit doli jashtë rruge.
Drejtuesi doli dhe për të fituar kohë në arratinë në fushë, filloi të qëllojë sërish ndaj karabinierëve.

Forcat e rendiu iu kundërpërgjjigjën me plumba. Për fat të mirë askush nuk mbeti i plagosur.
Me armë në dorë, shqiptari i dyshuar, ka parë nga larg një motor skuter.
Ai ka hipur mbi ciklomotor dhe më pas është arratisur sërish.

Por nuk është mjaftuar me kaq,
Më pas ka rrëmbyer një Mercedes Benz duke kërcënuar me pistoletë dy persona.
Karabinierë kanë vendosur patrulla të shumta për të kapur keqbërësin.

Ndërkohë që policia po heton një grua që ka lidhje me ngjarjen e 23 janarit në Teramo.

Artikulli paraprak29 JANAR 1622, PJETËR BUDI I DHUROI ‘DOKTRINËN E KËRSHTENË’ VATIKANIT
Artikulli tjetërAMBASADORJA E SHBA-SË BËN BASHKË NË KOKTEJ KLASËNPOLITIKE