Një italian nga Foggia është arrestuar pasi kishte porositur vrasjen e vëllait të tij, për shkaqe ekonomike dhe të një konflikti trashëgimie.

Maurizio Correra, 53 vjeç, i kishte paguar pesë mijë euro, duke i dhënë edhe pistoletën, një gruaje 60-vjeçare, Haxhire Tusha, dhe djalit të saj, Shpëtim Rivzani, 24, të dy emigrantë shqiptarë.

Më 27 mars, në orën tetë të mëngjesit, teksa Massimo Correra, mjek kartiolog, doli nga shtëpia bashkë me djalin, minoren, gruaja shtiu dy herë drejt tij me pistoletë.

Për fat të mirë, plumbat nuk prekën askënd, ndërkohë që dy shqiptarët dhe italiani porositës i krimit tashmë janë pas hekurave.

Artikulli paraprakVDIQ NË QELI, VARRIMI I TË RIUT KTHEHET NË PROTESTË KUNDËR POLICISË
Artikulli tjetërU TRANSPORTUA ME HELIKOPTER DREJT TIRANËS, SHPETON 37 VJEÇARJA DHE FOSHNJA E SAJ