Vdekja e të riut në dhomat e paraburgimit të policisë së Korçës ka indinjuar pakicat në qytetin e Korçës.

Shumë pjesëtarë të komuniteteve u janë bashkuar familjarëve të Ene Ftojit gjatë ceremonisë së varrimit.

I gjithë kortezhi që po përcillte për në banesën e fundit 27 vjeçarin, marshoi para komisariatit. Ata mbanin pankarta ku shkruhet:
‘Larg policisë raciste’, ‘Duam drejtësi’, ‘Stop racizmit’.

Ata akuzojnë policinë për dhunë ndaj të riut që mbahej prej tri ditësh në izolim.

Artikulli paraprakPËRPLASET PËR VDEKJE 18-VJEÇARI,SHOQEROHET DREJTUESI I MJETIT
Artikulli tjetërSHQIPTARJA 6 MIJË EURO PËR TË VRARË KARDIOLOGUN, PAGUAN I VËLLAI