Gjykata e Lartë shtyn sërish gjykimin ndaj deputetit Tom Doshi. Seanca gjyqësore është shtyrë me kërkesë të ish-deputetit Mark Frroku, ndërsa seanca e rradhës është caktuar me 18 shtator.

Në seancën e sotme ishte parashikuar përballja e Doshit me videopërgjimin mes tij e Durim Bamit. Përballja me videopërgjimin u kërkua nga Prokuroria në procesin ku Tom Doshi, Mark Frroku e Durim Bami janë të pandehur për kallëzim të rremë në lidhje me atentatin e pretenduar nga Doshi dy vite më pare.

Artikulli paraprak“LISTA E ZEZË” REAGON KRYEMINISTRI RAMA
Artikulli tjetër2 JAVË KAMP VEROR PËR FËMIJËT