Pas zhurmës së krijuar nga “lista e zezë” e publikuar nga kryeministri Edi Rama ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

Përmes një postimi një postimi në fb, Rama shpreh çudinë e alarmimit të opozitës së vjetër dhe të re nga emrat e zyrtarëve të rreshtuar në përmbledhjen e raportit të postimit “Eksperienca Juaj Negative”.

Rama thotë se nuk bëhet fjalë as për “listë të zezë”, as “listë shtrigash” dhe as arsye për të vepruar administrativisht ndaj askujt prej individëve në fjalë. Por nga ana tjetër, Rama garanton se platforma online e bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm “Per Shqiperine qe duam” që do të hapet me fillimin e punës së qeverisë së re, do të jetë ferri i kujtdo që paguhet nga shteti dhe abuzon me njerëzit e zakonshëm, jo vetëm duke u futur duart në xhepa po qoftë edhe duke u sjellë pa etikë me ta. Dhe atëherë, thotë Kryeministri, do të ketë masa konkrete. “Boll u cfilit Shqipëria nga Tepsia dhe boll u pataksën njerëzit e zakonshëm të këtij vendi” përfundon Rama.

Artikulli paraprakKUSH E QITI “ME KRY N’HI” SHTËPINË E PASHKO VASËS?
Artikulli tjetërSHTYHET NË VJESHTË GJYQI PËR TOM DOSHIN