Edhe për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti për të gjithë ditët e javës parashikohet me kthjellime, por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar.

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Artikulli paraprakKENI NEVOJË PËR PUSHIME, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË MALIN E ZI, REZULTATET PARAPRAKE NXJERRIN FITUESE LËVIZJEN ‘EVROPA TANI’ TË PRESIDENTIT MILATOVIÇ! 2 KOALICIONET SHQIPTARE MARRIN 3 DEPUTETË