Të paktën një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një aksident në qendër të qytetit të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar një kamion transportues. Sipas Hashanit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.

Ndërkaq, Nisret Hajrullahu, drejtor i Emergjencës në Gjilan, tha se janë duke trajtuar të plagosurit nga ky aksident.

“Nga aksidenti që ka ndodhur në orët e pasdites, shumë të lënduar janë sjellë në emergjencë. Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve”, tha Hajrullahu.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë përmes një postimi në Facebook, se “sipas informatave të para, kamionit nuk i kanë funksionuar frenat” dhe shtoi se përveç dëmeve në njerëz,

në këtë aksident janë përfshirë edhe dhjetëra vetura dhe ka dëmtim të pronës publike.

Artikulli paraprakTENTOI TË KORRUPTONTE DOGANIERIN ME 20 EURO, PRANGOSET
Artikulli tjetërPRESIDENTI GREK MESAZH SHQIPËRISË: DY PENGESAT PËR PERSPEKTIVËN DREJT BE