Duket se marrëdhënia mes presidentit turk, Rexhep Tyyip Erdogan dhe kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotasik është e acaruar.

Liderët nuk i kanë kursyer kritikat në distancë ndaj njërit-tjetrit.

Një reagim i fundit ka ardhur nga Erdogan i cili është shprehur se Mitsotakis në Kongresin Amerikan foli kundër Turqisë sikur të mos kishin pasur asnjëherë kontakte apo komunikim më parë.

“Mitsotakis gjatë komunikimit të tij në Kongresin Amerikan tha se ne duhet të zgjidhim çështjen mes nesh dhe se vendet e treta nuk duhet të ndërhyjnë. Ai foli kundër Turqisë sikur të mos kishim folur me njëri-tjetrin”, tha Erdogan.

Artikulli paraprakURA E RE DO LIDHË VELIPOJËN ME ULQININ/ ABAZOVIÇ: LE TË ECIM SHPEJT, MOS TË NXJERRIM NDËRLIKIME
Artikulli tjetër“BALLKANI I HAPUR”, KËSHILLTARI I ALBIN KURTIT: E PAKUPTUESHME PSE SHQIPËRIA SHTYN PËRPARA ME KRENARI NJË NISMË QË ËSHTË NË DËM TË KOSOVËS