Kështu u shpreh Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, teksa bëri prezantimin zyrtar të kompanisë që ka themeluar dhe drejton si sponsor general të Klubit të Futbollit Vllaznia për sezonin futbollistik 2023-2024. Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, e themeluar në vitin 1999 dhe me aktivitet edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë sponsor zyrtar i klubit më të vjetër të futbollit në vend dhe një fidanishte e prodhimit të talenteve që kanë shkëlqyer si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Zyrtarizimi i marrëveshjes së bashkëpunimit u bë në një ceremoni të zhvilluar në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” ku morën pjesë zyrtarë të klubit, drejtues të institucioneve lokale, ish futbollistë të Vllaznisë dhe tifozë të shumtë.

Gjatë fjalës së tij, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari u shpreh se, kompania që ai drejton prej vitesh ēshtë një mbështetëse e fuqishme e sportit, në të gjitha disiplinat. Dhe me sponorizimin e Vllaznisë synon ringritjen e klubit shkodran në majat e futbollit shqiptar.

Ndërsa Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri u shpreh shumë krenar për këtë bashkëpunim duke qenë të sigurtë se, me mbështetjen e “SIGAL UNIQA”, do të ecim drejt suksesit.

Që prej nisjes së aktivitetit të saj, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e Sportit, në disipilina të ndryshme, duke nisur me futbollin, basketbollin, aletikën etj, ndërsa prej më shumë se 7 vitesh, kompania më e madhe e sigurimeve është sponsor zyrtar edhe i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Përpos kësaj, SIGAL UNIQA mbështet ekipin e SIGAL Prishtina, 13 herë kampione e Superligës së Kosovës dhe fituese e 2 Kupa Ballkanike.

Është sponsor zyrtar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, i Federatës Shqiptare të Baskebollit; sponsor i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Basketbollit; Ndërsa Superliga e femrave në futbollin e Kosovës mban emrin “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”; Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua “SIGAL UNIQA Ballkan League” falë bashkëpunimit disa-vjeçar me kompaninë tone. Pa harruar edhe investimet e shumta të kësaj kompanie në terrene sportive. Tifozët shkodranë duhen të jenë të kënaqur nga bashkëpunimi SIGAL UNIQA – Vllaznia sepse historia e këtyre viteve ka treguar se në ekipet ku ve dorë SIGAL UNIQA, suksesi është i garantuar.

Artikulli paraprakJA DREJTORËT E INSTITUCIONEVE TË KULTURËS
Artikulli tjetërLULZIM BASHA PËRJASHTON 11 DEPUTETË NGA GRUPI PARLAMENTAR I PD-SË, MBËSHTETËS TË SALI BERISHËS